KOSOVA U-18

FBK
Edhe meshkujt fitojnë
27 March, 2013 @9:54
Ndeshja e parë e përfaqësueses së meshkujve U-18 ka përfunduar me fitore. Kosovarët kanë arritur të mposhtin ekipin austriak, Basket Flames, me rezultat 62-36.
Ndeshja ka qenë e barabartë në fillim, derisa në pjesën e dytë kosovarët kanë bërë dallimin duke treguar cilësitë e tyre.
Përzgjedhësi, Albert Sylejmani, në fund u dha rast të gjithë basketbollistëve që të paraqiten, të cilët treguan paraqitje solide.
Sot, përfaqësuesja e meshkujve luan me Vilsbiburgun në mesditë, derisa përfaqësuesja e femrave e të njejtës grupmoshë, takohet me Schwabingun prej orës 13:00.
REZULTATI:
Basket Flames - Kosova | 36-62 |