KOSOVA U-18

Ia nisin me fitore
26 March, 2013 @10:41
Përfaqësuesja e femrave U-18 e Kosovës ka filluar mbarë aventurën në Austri. Vashat e kaltëra kanë shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës Kassel me rezultat 57-19.
Kosovaret e reja kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes dominuese ndaj kundërshtareve të tyre gjermane derisa trajnerja e përfaqësueses, Elinda Musliu, është shprehur e lumtur për fillimin e mirë të vashave të kaltëra të udhëhequra nga tandemi Elvira Dushku - Elinda Musliu.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e Kosovës në turneun Basketball Wien 2013, si dhe fitorja e parë. Nesër dhe pasnesër ato luajnë edhe dy ndeshjet tjera të grupit. Orari.
REZULTATI:
Kassel - Kosova | 19-57 |