Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CIKLI FINAL

Cikli i fundit para Play-Offit

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Cikli i fundit para Play-Offit


25 March, 2013 @14:44

Tre cikle të ndeshjes mes veti përfunduan mbrëmë në BKT Superligën e basketbollit dhe në mesjavë, saktësisht të mërkurën dhe të enjten luhen ndeshjet e para të ciklit të fundit të kampionatit para Play-Offit të shumëpritur. 

Derbi në kryeqytet

Derbi i javës, luhet në kryeqendër ku RTV 21 takohen me liderin, Peja. Pas paraqitjeve të mrekullueshme të Teleboysave si në fitore ndaj Trepçës, ashtu edhe në humbje ndaj Bashkimit mbrëmë, drejtuesit e klubit presin rastin që ndoshta të befasojnë Pejën, që është e pandalshme këtë stinor.

Mirëpo, pejanët në anën tjetër kanë hyrë në një seri të paparë të basketbollit kosovar, duke shënuar 12 fitore radhazi prej 20 fitoreve në tërësi gjatë këtij stinori. Ndërsa rikthimi në skenë i Ersid Ljucës dhe forma e mirë e Samir Shaptahovicit bashkë me Gerti Shimën, vendosin Pejën në cilësinë e favoritit të padiskutueshëm.

Interesant në Gjilan

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, ku Drita pret Trepçën. Treshja amerikane e Dritës, përveç ndihmës së Driton Sylejmanit, tash e kanë fituar edhe një basketbollist cilësor, të rikthyerin nën kosha, Fisnik Mehmetin, që në një kohë ka qenë talent i madh i basketbollit.;

Natyrisht që mungesa e të riut cilësor, Arian Mehmeti, do t’i mungojë shumë gjilanasve në këtë ndeshje, pasi që ky i fundit ka udhëtuar me përfaqësuesen U-18 për në Vienë të Austrisë.

E Trepça në anën tjetër, nuk e sheh problem Dritën pas rikthimit në formë të Drilon Hajrizit. Lojtari më i mirë i vitit në Kosovë, ka kthyer formën e tij të vjetër dhe tani Trepça nuk po ka shumë probleme, pasi që mposhti edhe Sigal Prishtinën edhe Bashkimin.

Bashkimi e Prishtina, lehtë

Sigkos Bashkimi pritet të ketë punë të lehtë si mysafir në Sezai Surroi!, ku ndeshet me Vëllaznimin, derisa ish kampioni, Sigal Prishtina, do të dalë për herë të parë me trajnerin e ri Ahmet Kandemir, ndaj skuadrës së dorëzuar në luftën për mbijetesë, Kosovës së Vushtrrisë.

Gjakovarët e Vëllaznimit janë duke e renovuar palestrën e tyre dhe ndeshjet si vendas i luanin në Pejë, mirëpo këtë javë kanë zgjedhur që të luajnë në Prizren.



BKT SUPERLIGA, XHIROJA XXII - E mërkurë

19:00, Sezai Surroi, Prizren Vëllaznimi - Sigkos Bashkimi 0-3 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: H. Grezda, H. Hasani dhe K. Çoçaj
19:00, Bashkim Selishta, Gjilan Drita - Trepça 0-3 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: M. Gashi, U. Hasani dhe A. Hoxhaj
20:00, Jeton Tërstena, Vushtrri Kosova - Sigal Prishtina 0-3 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: H. Zeka, E. Raqa dhe Xh. Beqiri


BKT SUPERLIGA, XHIROJA XXII - E enjte

1 20:00, Pallati i Rinisë, Prishtinë RTV 21 - Peja 0-3 Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: A. Rifati, A. Vula dhe D. Mehmeti

KOSOVA U-18

Sot arrijnë në Vienë!

FBK Superliga

Sot arrijnë në Vienë!

25/03/13 @ 12:39

MIAMI HEAT

Fituan edhe pa Wade

NBA

Fituan edhe pa Wade

25/03/13 @ 10:22

RIKTHIMI

Prishtina kalon Dritën

FBK Superliga

Prishtina kalon Dritën

24/03/13 @ 22:28

PRIZREN

Bashkimi fitoi dramën

FBK Superliga

Bashkimi fitoi dramën

24/03/13 @ 21:08

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga