PRIZREN

BOROZANI/ D.S.
Bashkimi fitoi dramën
24 March, 2013 @21:08
Basketbollistët e Bashkimit kanë arritur që të shënojnë fitore ndaj RTV 21-shit sonte në Sezai Surroin e stërmbushur.
Prizrenasit që nga fillimi i ndeshjes morrën epërsinë dhe ecnin sigurtë drejt fitores derisa në çerekun e tretë asgjë nuk shkonte si duhet, kurse një tresh i Ardian Krasniqit në sekondat e fundit, ua mundësoi prishtinasve që të kalojnë për herë të parë në epërsi.
Çereku i fundit kaloi në një luftë të paparë me ndërrime të epërsisë, herë në njërën, herë në anën tjetër derisa krejt në fund portokallët shënuan fitore 81-76.
Kush u dallua?
Kejuan Johnson ka shkëlqyer sonte duke shënuar 35 pikë për Bashkimin, ndërsa qendra amerikane Mark Dawson ka regjistruar double-double prej 19 pikëve dhe 10 kërcimeve. Amerikani Kejuan Johnson dhe lituanezi Rokas Uzas kanë shënuar nga tre treshe secili sonte, derisa Uzas dy nga tre treshet e tij i ka shënuar në çerekun e fundit, atëherë kur më së shumti iu deshën pikët skuadrës së udhëhequr nga Muharem Vugdalic.
Në anën tjetër te Teleboysat, u dallua turku Ersan Ozseven me 20 pikë, derisa për një kërcim nuk e arriti double-double’in, duke regjistruar 9 sosh. Organizatori amerikan, Brandon Roberson shtoi 16 pikë, derisa aloja amerikane, Kendrick Jones, 15 të tjera. Tabela aktuale
BKT SUPERLIGA/ XHIRO XXI
Bashkimi - RTV 21 | 81-76 Rezultati përfundimtar | (26-11; 24-29; 11-24 dhe 20-12) Rezultati sipas çerekëve |
STATISTIKAT E BASHKIMIT - TOP 5
1 | Kejuan Johnson | 35 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Mark Dawson | 19 pikë | 10 kërcime | 7 bllokada |
3 | Rokas Uzas | 11 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
4 | Mustafë Merovci | 7 pikë | 6 kërcime | |
5 | Qëndrim Biraj | 5 pikë |
STATISTIKAT E RTV 21 - TOP 5
1 | Ersan Ozseven | 20 pikë | 9 kërcime | |
2 | Brandon Roberson | 16 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
3 | Kendrick Jones | 15 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Urim Zenelaj | 12 pikë | 7 kërcime | |
5 | Elvan Iljazi | 6 pikë | 2 kërcime |