COACH

REUTERS
Gregg Popovich 900
23 March, 2013 @18:30
Skuadra San Antonio Spurs, me fitoren kundër Utah Jazzit, ia mundësoi trajnerit Gregg Popovich ta regjistrojë fitoren e 900-të në karrierën e tij.
Popovich, të gjitha këto fitore arriti vetëm me San Antonio-në, dhe u bë trajneri i dymbëdhjetë që e arriti këtë shifër. Ndërsa San Antonio, e mposhti Utahin në vazhdime me rezultat 104-97.
Tony Parker, i cili mungoi në 8-të ndeshjet e fundit, u rikthye në parket dhe luajti me 22 pikë e 5 asistime.
San Antonio ka bilanc prej 53 fitoreve e 16 humbjeve në Konferencën Perendimore.