HEAT

REUTERS/Robert Sullivan
Kur do të ndalen?!
23 March, 2013 @9:15
Skuadrat kundërshtare të Miamit, nuk po mendojnë më ta ndalin, por vetëm të dalin nga ndeshja me sa më pak plagë. Kështu veproi edhe Detroit Pistons, ku e mbylli pjesën e parë në epërsi me rezultat 54-51.
Por, pistonat e kampionit aktual Miamit, ia nisën të punojnë në pjesën e dytë të ndeshjes. Si gjithmonë, roli kryesor në këtë spektakël, i takoi LeBron Jamesit i cili nuk kishte ndërmend ta përfundonde serinë e fitoreve në shtëpinë e tyre.
Ndeshja përfundoi me rezultat 103-89 në favor të Miami-të. King Jamesi përsëri luajti në një nivel të lartë ku shënoi 29 pikë, 8 asistime dhe 8 kërcime.
Skuadra e trajnerit Erik Spoelstra, në ndeshjen e radhës do të takohet me Charlotte Bobcats dhe pritet të vazhdojnë serinë e fitoreve.