Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUGGETS

Seria e Denverit vazhdon

REUTERS

Seria e Denverit vazhdon


24 March, 2013 @10:16

Skuadra e trajnerit George Karl, është në rrugë të mirë. Ata në mënyrë ekipore, arritën ta krijojnë një seri prej 15 fitoreve resht. 

Fitoren e radhës e regjistruan kundër Sacramento Kingsit, me rezultat 101-95, ku me lojë të mirë në çerekun e parë dhe të fundit, Denveri arriti qëllimin.

Tek Nuggetsi, gjashtë lojtarë, luajtën me pikë dyshifrore, prej të cilëve u dallua më së shumti Danilo Gallinari me 19 pikë e 8 kërcime, ndërsa në anën tjetër te mbretërit, DeMarcus Cousins luajti me 24 pikë e 15 kërcime, por nuk mjaftuan që ta përfundojnë serinë e Denverit.

Me këtë fitore Denver Nuggets, u vendos në vendin e tretë në Konferencën Perendimore dhe e siguroi play-offin. Ata kanë bilanc prej 49 fitoreve e 22 humbjeve.

Në ndeshjen e radhës skuadra e trajnerit Karl, do të përballet me New Orleans Hornerts.


 
Të gjitha lajmet nga NBA