Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Bashkimi - RTV 21, sonte

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Bashkimi - RTV 21, sonte


24 March, 2013 @12:06

Në kuadër të xhiros së XXI të BKT Superligës së Kosovës në basketboll, ndeshja më interesante pritet të luhet në Prizren, ku Sigkos Bashkimi pret RTV 21-shin. 

Dueli i trajnerëve boshnjak

Djelmoshat e trajnerit Muharem Vugdalic, përkundër se e mposhtën Sigal Prishtinën dy xhiro më parë, ata humbën nga Trepça (për herë të parë këtë stinor) dhe tani më u duhet fitorja për të shkuar drejt sigurimit të vendit në play-off. 

Në anën tjetër djelmoshat e Adin Adinovicit, pasi që befasuar Trepçën, kërkojnë që të njejtën t’ia bëjnë edhe prizrenasve. 

Kthimi i Iljazit dhe Zenelajt si rivalë në Prizren

Në dy ndeshjet e fundit, amerikani Kendrick Jones është duke shkëlqyer, ndërsa do të jetë ndeshja e parë e Urim Zenelajt dhe e Elvan Iljazit në fanellë të ekipit kundërshtarë pas kalimit nga Bashkimi në RTV 21 dhe do të jetë interesante të shihet si do të priten nga publiku. 

Gjithashtu, ky është dueli i dy trajnerëve boshnjak Vugdalic - Adinovic. 

Trepça për fitore në Pejë

Trepça pas fitores së madhe ndaj Sigkos Bashkimit, udhëton për Pejë, për t’u ndeshur me Vëllaznimin, që është duke e renovuar palestrën në Gjakovë. Trepça pritet të arrijë fitore rutinore, pas kthimit në formë të Drilon Hajrizit. 

Kandemir në Gjilan!

Sigal Prishtina e tronditur pas derbive, udhëton për në Gjilan për t’u ndeshur me Dritën të cilën e mposhti edhe ditë më parë në garat e Kupës. Mirëpo, është interesant fakti të shihet se a do të jetë aty trajneri i ri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, i cili pritet të shikojë nga afër skuadrën e tij të re, pasi që sipas të gjitha gjasave ai do të merr edhe zyrtarisht udhëheqjen e ish kampionit. 

Kjo pritet të jetë ndeshja e fundit e Sigal Prishtinës e udhëhequr nga Arben Krasniqi, derisa ky pritet të kalojë në staf teknik të kryeqytetasve. Shikoni tabelën aktuale. 



BKT SUPERLIGA, SONTE:

17:00, Karagaç, Pejë Vëllaznimi - Trepça (0-2) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: M. Gashi, H. Hasani dhe A. Goçaj
19:00, Bashkim Selishta, Gjilan Drita - Sigal Prishtina (0-2) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: H. Zeka, E. Raqa dhe F. Ramadani
19:00, Sezai Surroi, Prizren Sigkos Bashkimi - RTV 21 (2-0) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: A. Vula, Xh. Mumini dhe D. Mehmeti

NUGGETS

Seria e Denverit vazhdon

NBA

Seria e Denverit vazhdon

24/03/13 @ 10:16

COACH

Gregg Popovich 900

NBA

Gregg Popovich 900

23/03/13 @ 18:30

BKT SUPERLIGA

Kandemir në Prishtinë

FBK Superliga

Kandemir në Prishtinë

23/03/13 @ 10:47

HEAT

Kur do të ndalen?!

NBA

Kur do të ndalen?!

23/03/13 @ 09:15

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga