RIKTHIMI

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina kalon Dritën
24 March, 2013 @22:28
Pas prezentimit pasdite të trajnerit të ri, Ahmet Kandemir, skuadra e Sigal Prishtinës ka udhëtuar për në Gjilan për t’u ndeshur me Dritën, për të dytën herë brenda katër ditëve (zhvilluan ndeshjen çerekfinale të Kupës në Prishtinë, ditë më parë).
Fitorja e Sigal Prishtinës nuk është vënë në dyshim, por për shkak se trajneri i ri, Kandemir, do t’ia nis nesër stërvitjet, ka qenë interesant të shihet kush do ta udhëheq klubin më të trofeshëm kosovar.
Sonte këtë e ka bërë trajneri me përvojë, Ibrahim Karabeg, i cili ka qenë i asistuar nga Albert Sylejmani, ndërsa Sigal Prishtina ka arritur të shënojë fitore 75-97.
Drita ka qenë në epërsi vetëm deri në fund të pesëminutëshit të parë të ndeshjes kur udhëhiqnin me rezultat 9-6, ndërsa prej atëherë e tutje kryeqytetasit marrin në kontrollë ndeshjen.
Më të dalluarit te ish kampioni kanë qenë: Fahri Breca, që ka shënuar 20 pikë, Edmond Azemi me 17 pikë e 9 kërcime si dhe Granit Rugova me 14 pikë e Julian Terrell që ka regjistruar double-double prej 11 pikëve dhe 12 kërcimeve.
Në anën tjetër te gjilanasit, Craig Blackmon ka shënuar 21 pikë, pas tij u dallua i rikthyeri në Gjilan, Fisnik Mehmeti, që regjistroi 14 pikë e Brandon Shingles me 13 të tjera.
BKT SUPERLIGA/ XHIRO XXI
Drita - Sigal Prishtina | 75-97 Rezultati përfundimtar | (17-27; 33-48; 48-81 dhe 75-97) Rrjedha sipas çerekëve |
STATISTIKAT E DRITËS - TOP 5
1 | Craig Blackmon | 21 pikë | 4 kërcime | |
2 | Fisnik Mehmeti | 14 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
3 | Brandon Shingles | 13 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
4 | Driton Sylejmani | 8 pikë | 2 kërcime | |
5 | Obinna Agomo | 8 pikë | 3 kërcime |
STATISTIKAT E SIGAL PRISHTINËS - TOP 5
1 | Fahri Breca | 20 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
2 | Edmond Azemi | 17 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
3 | Granit Rugova | 14 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Julian Terrel | 11 pikë | 12 kërcime | 4 asistime |
5 | Akida McLain | 8 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |