MIAMI HEAT

REUTERS/Robert Sullivan
Fituan edhe pa Wade
25 March, 2013 @10:22
Tifozët e Miami Heatit, në çdo ndeshje janë duke shikuar se si po shkruhet historia. Skuadra nga Florida, edhepse mungoi super ylli Dwyane Wade për shkak të lëndimit, arriti ta mposht Bobcatsin me yjet tjerë.
Më saktësisht, me ndihëm e LeBron Jamesit arritën ta vazhdojnë serinë e fitoreve, me rezultat 109-77. Kingu, bëri double-double me 32 pikë, 10 asistime e 8 kërcime, i cili me këtë performancë, ia bën me sy përsëri çmimit MVP të stinorit.
Në anën tjetër, më së shumti u dallua rookie Kemba Walker me 20 pikë e 6 kërcime, që sikur kundërshtarët e tjerë, edhe këta nuk arritën ta ndalin skuadrën e trajnerit Erik Spoelstra.
Miami Heat, hap pas hapi, po i afrohet rekordit të Lakersit me 33 fitore resht. Kjo ishte fitorja e 26 e Miami Heat. Ndeshjen e radhës kampioni aktual, Heat, do ta luajë me Orlando Magicun.