Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI

Jamesi magjik

REUTERS/Kevin Kolczynski

Jamesi magjik


26 March, 2013 @9:56

Miami Heat, harroi se si duket humbja, në 27-të ndeshjet e fundit. Ata gjithashtu janë bërë edhe të pamëshirshëm, duke shkatërruar çdo kundërshtar që po i del përpara.

Ndeshja kundër Orlando-së, doli ashtu siç pritej, me super performancën e King Jamesit, i cili për një kërcim nuk arriti shifrat magjike të triple-double në derbin e Floridës, duke ia mundësuar fitoren e radhës ekipit të tij. James luajti me 24 pikë, 11 asistime e 9 kërcime, duke bartur barrën kryesore të skuadrës në mungesë të partnerit të tij, Dwyane Wade. 

LeBroni u ndihmua edhe nga Mario Chalmers, i cili ishte i saktë prej vijës së treshit, ku prej pesë tentimeve ishte i saktë katër herë, i cili ia lehtësoi punët skuadrës.

Në anën tjetër mundi i Jameer Nelsonit, shkoi huq. Ali u dallua me 27 pikë e 12 asistime, por këto shërbyen vetëm për statistikë.

Kampioni aktual Miami, tani ka bilanc prej 56 fitoreve e 14-të humbjeve dhe jo vetëm në Konferencën Lindore, por në përgjithësi në NBA, ka më së shumti fitore dhe më se paku humbje.

Heat në ndeshjen e radhës do të luaj me Chicago-në, ku do të luftojnë për fitoren e 28-të me radhë. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA