KOMISIONI
Edhe një dënim për treshen e gjyqtarëve
26 November, 2013 @13:32
Besa me ngjyrë vjollcë e Drita me ngjyrë të kaltër. Besa mposhti Dritën. Por gjyqtarët dhe vëzhguesi i ndeshjes janë dënuar me dy ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit, ka njoftuar FBK-ja në faqen e saj.
Kjo për shkak se në informatorin e radhës shkruan se të dy skuadrat kanë luajtur me fanella që kanë ngjyrë të njejtë. Dy ngjyrat kanë qenë shumë afër njëra-tjetrës dhe ka qenë e pamundur të dallohet qartë për lojtarët e njërës dhe palës tjetër.
Kështu, Arbnor Rifati, Edmond Raça dhe Urim Hasani bashkë me vëzhguesin Naim Lepaja nuk do të delegohen për dy xhirot e radhës në ndeshjet e Superligës në basketboll.
E njëjta gjë ka qenë problem edhe në ndeshjen e parë kur këto dy skuadra u takuan në Gjilan, por drejtuesit gjilanas kishin siguruar shpejtë-e-shpejtë fanella të bardha për skuadrën dhe i kishin veshur përmbi fanellave të kaltëra, derisa loja kishte vazhduar.