Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË!

Edhe një fitore e Mitrovicës, shpresë për të mos mbetur e fundit!

Foto: FCMitrovica/ fb

Edhe një fitore e Mitrovicës, shpresë për të mos mbetur e fundit!


9 May, 2025 @18:39

Ekipi i Mitrovicës, në përballjen e sotme, të të rënëve nga Liga e Parë, ka shënuar fitore në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Rahovecit, për t’i mposhtur këta të fundit, 2-1.

Fitorja e mitrovicasve, që këtë stinor debutuan në Ligë të Parë dhe nuk arritën mbijetesën aty, ka ardhur përmes golit të Wellingtonit, që shënoi në minutën e fundit të kohës shtesë, për fitore: Mitrovica - Rahoveci [Taulant Avdyli 33’, Wellington Agholor Ehiabi 90’+5—n.n. 65’].

TABELA AKTUALE

Kjo fitore, bën që Mitrovica të shpresojë së paku të mos jetë e fundit në renditje tabelare pas fundit të stinorit, pasi që tashmë ka gjasa reale për të dalë mbi vreshtarët në fund të stinorit.

Pas ndeshjeve të xhiros së parafundit, Mitrovica e dhjeta ka 17 pikë nga 26 ndeshje, sa ka edhe Rahoveci mbi ta. Në xhiron e fundit, Rahoveci pret Drenicën lidere, ndërsa Mitrovica udhëton te Vëllaznimi.


 
Të gjitha lajmet nga