Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Edhe një sezon, Arian Çallakaj vazhdon me Pejën

Edhe një sezon, Arian Çallakaj vazhdon me Pejën


22 July, 2022 @8:34

Njëri ndër basketbollistët më të palodhshëm të Pejës, Arian Çallakaj, ka vazhduar marrëveshjen me ekipin e tij aktual edhe për sezonin tjetër të Superligës.

Peja ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Çallakajn 30-vjeçar edhe në sezonin 2022/23 të basketbollit, ndërsa ditë më parë njoftoi edhe për rikthimin e Arti Hajdarit në ekip.

“Arian vazhdon me Pejën. KB Peja ju njofton se ka vazhduar kontratën me lojtarin e saj, Arian Qallakun, edhe për sezonën 2022/23,” ka bërë të ditur KB Peja.

Arian Çallakaj

Në stinorin e kaluar Çallakaj ka qenë ndër lojtarët kyq të verdhezinjëve, duke kryer sezonin me mesatare prej 11.8 pikëve., 4.7 kërcimeve dhe 2.7 asistimeve për ndeshje në Superligë, ku Peja përfundoi rrugëtimin në gjysmëfinale të PlayOffit.

Ariani 195-centimetra i gjatë Ligën Unike, të cilën Peja e fitoi në fund, e kreu me mesatare prej 11.2 pikëve për ndeshje, 3.3 asistimeve dhe 4.4 kërcimeve.

Për statistikë, ai është lojtari që ka zhvilluar më së shumti ndeshje për Pejën përgjatë stinorit të kaluar. Ai ka të regjistruara 16 ndeshje në Ligë Unike dhe 28 në Superligë gjatë sezonit 2022/23.

Asnjë lojtar i Pejës nuk ka qenë pjesë e ekipit në kaq ndeshje sikurse Ariani në sezonin e kaluar, 2021/22.

Kujtojmë gjatë karrierës së tij, Ariani pos Pejës ka luajtur edhe për Vëllaznimin një kohë e edhe Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike