Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Art Hajdari i rikthehet KB Pejës

TOPSPORTI/ Arkiv

Art Hajdari i rikthehet KB Pejës


21 July, 2022 @9:20

Pas disa viteve shtegëtimi, njëri ndër basketbollistët e dalluar pejan, Arti Hajdari i është rikthyer verdhezinjëve.

Ish-basketbollisti i Feronikelit, Rahovecit dhe Pejës, që në stinorët e fundit ka qenë pjesë e ekipit të KB Prizreni, është zyrtarizuar dje si rikthim i një “shqiponjenje në fole” nga ish-klubi i tij.

Arti Hajdari shot to score @ KB Prizreni

Hajdari që luan në pozitat 1-2, së fundi me lojëra të mira të treguara me KB Prizrenin ka marrë edhe ftesë për reprezentacion të Kosovës, ndërsa KB Peja ka bërë të ditur se ekipi do t’ia nis nga gushti me përgatitje, kur pritet që edhe Arti t’i bashkohet ekipit.

“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me ish-lojtarin tonë, Arti Hajdari, për sezonën e ardhshme 2022/23. Arti, i cili për shumë vite është një nga lojtarët më të mirë vendor do t’i bashkohet ekipit dhe trajnerit të ri nga gushti, për tu kthyer aty ku peshon më së rëndi. Mirë se vjen Arti!” - ka shkruar njoftimi i verdhezinjëve, lëshuar mbrëmë për njoftimin lidhur me Hajdarin.

STATISTIKAT E ARTIT

Përndryshe, rikthimi i Artit te Peja pritej qe sa, ndërsa ndarje e tij me KB Prizrenin ditë më parë - veçse kompletoi të gjitha përfoljet dhe - me zyrtarizim, pejanët kompletuan mozaikun.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga