Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCOHET RTV21

Edhe RTV21 me 3 të huaj

nordjyske.dk

Edhe RTV21 me 3 të huaj


27 November, 2012 @14:03

​Amerikani 25 vjeçar, Ryan White, është përforcimi më i ri i RTV 21. Klubi nga kryeqyteti i ardhur sivjet në BKT Superligë ka paraqitur për regjistrim sot në FBK organizatorin amerikan që së fundmi ka veshur fanellën e Aalborgut të Danimarkës.

White njihet si një lojtar që shënon pikë dhe mesataren e ka pasur prej 24.9 pikëve për ndeshje me ekipin e tij danez, që tregon një nivel të lartë saktësie te ai. White gjithashtu ka gati nga 5 asistime dhe 5 kërcime për ndeshje, derisa mesatarisht ka luajtur rreth 35 minuta për ndeshje në elitën e basketbollit danez.

RTV 21 këtë fundjavë pret Sigal Prishtinën, ndërsa deri më tani ka regjistruar 4 fitore krahas 5 humbjeve, prej të cilave më e madhja ajo ndaj Bashkimit në Prizren.

Teleboys-at e 21-shit janë shprehur se do të luftojnë gjithsesi për inkuadrim në play-off dhe do të rrëzojnë njërën nga ekipet e katërshes së madhe nga kombinimi. Ata udhëhiqen nga trajneri boshnjak Adin Adinovic, ndërsa aktualisht basketbollisti më i mirë i tyre është amerikani Joshua Alexander.


 
Të gjitha lajmet nga