FLET KAPITENI
Edo kapiteni: Me lojë agresive ndaj Ukrainës
3 September, 2016 @10:54
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Edmond Azemi, në deklaratat e tij para ndeshjes ndaj Ukrainës ka qenë i qartë.
Mbrojtja dështoi në duelin e parë ndaj Sllovenisë dhe tashmë ndaj Ukrainës, ekipi duhet të jetë shumë më agresiv për të arritur te fitorja e parë.
“Kemi dështuar në mbrojtje dhe nesër (sot, v.j.) do të jemi shumë agresivë. Unë besoj në një lojë shumë të mirë ndaj Ukrainës dhe me përkrahjen e publikut dhe sallës përplot, do t’ia arrijmë,” ka thënë 36 vjeçari i Prishtinës.
Kosova u mposht nga Sllovenia në duelin e parë kualifikues për Eurobasket 2017, ndërsa sonte pret Ukrainën në duelin e dytë të Grupit E në “Minatori” të Mitrovicës.