Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROBASKET

Edon Maxhuni grumbullohet me Finlandën për ndeshjet e shkurtit

Foto: basket.fi

Edon Maxhuni grumbullohet me Finlandën për ndeshjet e shkurtit


19 February, 2020 @19:14

Muaji shkurt nga basketbolli evropian vjen me ndeshjet kualifikuese drejt EuroBasketit të vitit 2021.

I grumbulluar me përfaqësuesen e Finlandës për ndeshjet e muajit shkurt është edhe Edon Maxhuni, basketbollisti me prejardhje kosovare.

Këtë muaj Finlanda përballet me Serbinë (20 shkurt, 18:00) në shtëpi dhe më pas në udhëtim te Zvicra (23 shkurt, 19:15), ndërsa vend në përfaqësuese për këto ndeshje ka gjetur edhe Maxhuni, i cili momentalisht është pjesë e skuadrës Gran Canaria në Spanjë, te e cila kaloi pas aventurës mjaft të suksesshme në SHBA te kolegji i Long Beach State.

Përveç Finlandës, Zvicrës e Serbisë në këtë grup kualifikues ndodhet edhe Gjeorgjia, ndërsa në EuroBasket nga ky grup do të kualifikohen 3 ekipe dhe Finlanda menjëherë pas Serbisë është favorite për ta arritur Evropianin nga ky grup.

Përveç ndeshjeve kualifikuese drejt Evropianit, këtë muaj nga basketbolli evropian do të ketë edhe ndeshje parakualifikuese drejt Botërorit të vitit 2023, gjatë së cilave në akcion do ta shohim edhe Kosovën.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket