Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA WORLD CUP QUALIFIERS

Edon Maxhuni më i dalluari, Finlanda mposhtë Kroacinë

Foto: TOPSPORTI / D.SH

Edon Maxhuni më i dalluari, Finlanda mposhtë Kroacinë


28 November, 2021 @21:09

Në ndeshjen e luajtur sonte në Espoo të Finlandës në kuadër të raundit të dytë kualifikues drejt Kampionatit Botëror të vitit 2023, Finlanda ka arritur të shënojë fitore ndaj Kroacisë. Kjo ndeshje u mbyll me rezultat 77-71 për Finlandën.

Më meritori për fitoren e Finlandës sonte ishte fundori Edon Maxhuni, i cili edhe pse startoi nga banka rezervë, shënoi plot 15 pikë, më së shumti në skuadrën e tij, si dhe shtoi 5 asistime.

Shumica e pikëve të shënuara nga Maxhuni erdhën në momente vendimtare, kur rezultati mes skuadrave ishte tejet i ngushtë.

Vlen të përmendet që Kroacia sonte ishte pa lojtarët e saj kryesorë, të cilët luajnë në NBA e Euroleague.

Pas dy ndeshjeve në grupin C parakualifikues, Finlanda ka 1 fitore e 1 humbje. Në këtë grup ndodhen edhe Kroacia, Sllovenia e Suedia, e prej këtij grupi në fazën kryesore kualifikuese kalojnë plot 3 skuadra.


 
Të gjitha lajmet nga International