Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Edon Maxhuni shkëlqen në finale, Pärnu shpallet nënkampion

Edon Maxhuni shkëlqen në finale, Pärnu shpallet nënkampion


18 May, 2021 @8:06

Skuadra estoneze Pärnu, ku aktivizohet Edon Maxhuni, ka arritur të shpallet nënkampione e shtetit në fjalë, pasi që në serinë finale u mposht 3-1 nga skuadra BC Kalev/Cramo.

Në ndeshjen e fundit të serisë, Edon Maxhuni ishte më i dalluari në humbjen e skuadrës.

Takimin Pärnu e humbi me rezultat 70-96, kurse fundori me prejardhje kosovare luajti me 26 pikë, 5 asistime e 4 kërcime. 24 prej totalit të pikëve ai i shënoi në pjesën e parë.

Ndeshjen më të mirë personale për skuadrën e Pärnus, Maxhuni e luajti në ndeshjen e dytë të serisë finale, në të cilën shënoi plot 34 pikë, si dhe pati edhe 5 asistime e 3 kërcime, por edhe aty Pärnu pësoi disfatë.


 
Të gjitha lajmet nga International