EDON MAXHUNI

TOPSPORTI / G.P
Edon Maxhuni startues, Pärno e nis me fitore
11 October, 2020 @10:56
Me fitore ka nisur sezoni i ri i skuadrës estoneze Pärnu, skuadër në të cilën luan Edon Maxhuni.
Kjo skuadër garon në ligën e përbashkët të Letonisë dhe Estonisë, ndërkohë që sezonin e hapi si mysafire e skuadrës TAL TECH, të cilën e mposhti 65-69.
Në ndeshjen e parë të sezonit me skuadrën e tij të re, Edoni ishte startues dhe luajti për rreth 26 minuta, gjatë të cilave realizoi 9 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.
Ditë më parë, për webfaqen zyrtare të federatës finlandeze të basketbollit (basket.fi), Maxhuni tregoi që është i lumtur për rolin që do ta ketë në skuadrën estoneze si dhe beson që skuadra mund ta përmbyllë me sukses këtë sezon.
Përveç ligës së përbashkët estoneze-letoneze, skuadra e Pärnos në dhjetor gjithashtu do të marrë pjesë në Final Four të Kupës së Estonisë.
Kujtojmë që fundori Maxhuni para se të kalonte në Estoni, kishte luajtur te skuadra e Gran Canarias në Spanjë dhe para saj në kolegjin Long Beach State në NCAA të SHBA-ve, ndërkohë që vazhdon të jetë pjesë e përfaqësueses seniore të Finlandës në basketboll.
Ndeshjen e dytë skuadra ku aktivizohet Maxhuni e luan më 14 tetor ndaj skuadrës Tartu Ulikool.
SHTOHET PËRVOJA NË EKIP

19 January, 2021 @16:56
Skuadra e Trepçës që po kërkon këndellje të shpejtë dhe të dalë nga fundi i tabelës në Superligë, tashmë ka…
ISTOG

Terrick Phillips gjatë stinorit të kaluar, derisa luante për Vëllaznimin/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
14 January, 2021 @15:05
KB Istogu që po përgatitet vrullshëm për pjesën pranverore të stinorit në Ligë të Parë të basketbollit, para pak çastesh…
SUHAREKË
14 January, 2021 @14:16
Ekipi suharekas nuk ka të ndalur me përforcime të dëshmuara dhe cilësore. Pas befasisë së bërë me prurjen e Erjon…
SHQIP NË BOTË

Foto: Parnu Official
14 January, 2021 @8:03
Një tjetër fitore për skuadrën estoneze Parnu në ligën e përbashkët të basketbollit të Estonisë e Letonisë. E më meritori…
KARAGAÇ

13 January, 2021 @13:32
Trajneri që kishte kualifikuar Maqedoninë e Veriut në Kampioantin Evropian të vitit 2003, Jordancho Davitkov, është trajner i ri i…