Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

ZYRTARE: Edon Maxhuni ndërron skuadër

TOPSPORTI / G.P

ZYRTARE: Edon Maxhuni ndërron skuadër


11 August, 2020 @9:23

Pas aventurës së tij te Gran Canaria në Spanjë, Edon Maxhuni sezonin tjetër do ta vazhdojë te një skuadër tjetër.

Përfaqësuesi i shtetit të Finlandës në basketboll, karrierën do ta vazhdojë me skuadrën Pärnu, skuadër estoneze, e cila garon në ligën e përbashkët Letoni-Estoni.

Burime të TopSportit kanë mësuar që lojtari ka pasur oferta nga shtete të ndryshme (Spanjë, Gjermani, Hungari e Poloni), mirëpo për shkak të pandemisë, në shtetet në fjalë nuk dihet se a do të fillojnë ligat në vjeshtë, me ç‘rast Estonia u pa si mundësia më e mirë për momentin.

Maxhuni me skuadrën Pärnu ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, ndërkohë që i janë premtuar minimalisht 20-25 minuta për ndeshje.

Para Gran Canarias, Maxhuni, 186 centimetra, ishte pjesë e kolegjit Long Beach State në NCAA të SHBA-ve.


 
Të gjitha lajmet nga International