RIKTHEHET MARIO
Edwards, gati për Teodon
10 December, 2013 @14:13
Mario Edwards, fundori amerikan që ishte pjesë e Pejës në stinorin 2011/12 i është kthyer ish ekipit të tij. Ai sot ka arritur në Kosovë dhe pritet të merr pjesë në stërvitje të ekipit derisa do të paraqitet edhe në ndeshjen e radhës së Pejës në kuadër të ligës ballkanike ndaj Teodo Tivatit.
“Po, Edwards ka arritur dhe ai do të luajë kundër Teodos,” ka konfirmuar kryetari i klubit pejan, Art Gashi, ekskluzivisht për Borozani.com
Edwards, i cili së fundi ka luajtur në ligën austriake për ekipin Oberwart ka pasur minutazhë të madhe aty deri në fund të vitit të kaluar. Ai ka pasur mesatare prej 33.7 minutash për ndeshje dhe 15.1 pikë për ndeshje.
Edwrads ka qenë pjesë e Pejës dy stinorë më parë, kur trajner i Pejës ka qenë kroati Ivica Maric. Peja atëherë nuk kishte kaluar gjysmëfinalet si në Kupë, ku u mposht nga Bashkimi, ashtu edhe në Superligë, ku u mposht nga Trepça.
Ai përsëri do të punojë nën urdhërat e një trajneri kroat, kësaj radhe Daniel Lutz.
Peja pret Teodon e Tivatit që gjithashtu është përforcuar para kësaj ndeshjeje. Të dyja skuadrat kanë nga një fitore në Balkan League deri më sot. Ndeshja Peja-Teodo luhet nesër mbrëma ma fillim në ora 19:00.