Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Efesi i dehur

Efesi i dehur


13 April, 2013 @2:03

Skuadra e Ermal Kuqo-së, u mposht edhe në ndeshjen e dytë kundër kampionit aktual Olympiacos, me rezultat 71-53. Gjiganti grek, kaloi 2-0 epërsi në serinë e Play Offit.

Anadolu Efes, formën e tij në TOP 16, është duke e kërkuar me qiri, pasi që ky Efes nuk është as hija e Efesi në fillimit të stinorit. Në dy ndeshjet e zhvilluara kundër Olympiacosit, nuk arritën të jenë efikas, gjë që po ndikon edhe në rezultat.

Olympiacosi e mposhti kundërshtarin turk me rezultat 71-53. Më i miri në ndeshje ishte super ylli Vassilis Spanoulis, i cili luajti me 15 pikë e 8 asistime. Ndërsa në anën tjetër, i vetmi lojtar i cili arriti pikët dy shifrore ishte Kerem Gonlum me 13 pikë të shënuara, që tregon mjaft mirë koncentrimin e dobët e skuadrës së trajnerit Oktay Mahmuti.

Ndeshja e radhës do të luhet në turqi në palestrën Abdi Ipekçi, me 17 prill. Olympiacosit i duhet vetëm edhe një fitore për Final Four.



REZULTATI:

Olympiacos - Anadolu Efes 71-53

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague