PLAY OFF

Euroleague
Olympiacos triumfon
11 April, 2013 @0:11
Në përballjen e grekëve me atë të turqve, fitues doli kampioni aktual i Europës, Olympiacos. Gjatë tërë ndeshjes, rezultati ishte pothuajse i barabartë deri në çerekun e katërt.
Por, gjiganti grek me përvojën e tij arriti ta mposht Efesin me rezultat 67-62. Ndërsa faktori kryesor në humbjen e turqëve, ishte josaktësia nga vija e treshit, ku shënuan vetëm një herë, në 19-të tentime gjatë ndeshjes.
Ylli i ndeshjes ishte pa dyshim Georgios Printezis, i cili luajti me 26 pikë e 4 kërcime. Në anën tjetër u dallua Kerem Gonlum me 17 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e dytë e serisë së Play Offit do të luhet përsëri në palestrën e Olympiacosit me 12 prill.
REZULTATI:
Olympiacos | Anadolu Efes | 67-62 | (1-0) Përballja aktuale |