PLAY OFF

euroleague
Moska drejt Final Fourit
12 April, 2013 @21:44
Nën kampioni Europian CSKA Moska, është larg Final Fourit vetëm edhe një fitore. Ata e mposhtën edhe në ndeshjen e dytë skuadrën spanjolle Caja Laboral, me rezultat 90-68.
Tek skuadra ruse, Zoran Erceg, Nenad Krstic dhe Sasha Kaun, luajtën me nga 16 pikë secili dhe gati tërë skuadra ishte në disponim për ndeshje. Ndërsa në anën tjetër Maciej Lampe u dallua me 19 pikë, por nuk mjaftuan për fitoren e parë të spanjollëve.
Ndeshja e radhës do të luhet në spanjë me 17 prill dhe në rast se fiton CSKA Moska, atëherë do të jetë pjesë e Final Fourit, që do të mbahet për herë të parë në Londër.
REZULTATI:
CSKA Moska - Caja Laboral | 90-68 |