Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BKT SUPERLIGA

Shpërthimi i Bashkimit

BOROZANI/Haris Sokoli

Shpërthimi i Bashkimit


12 April, 2013 @1:25

Pas tre humbjeve nga Peja në këtë stinor, Bashkimi në përballjen e saj të fundit në stinor të rregullt ka arritur të mposht Pejën me rezultat 73-69. 

Qendra amerikane Mark Dawson ka qenë njeriu më i dalluar në ndeshjen e sontme duke shënuar double-double prej 22 pikëve dhe 12 kërcimeve. 

Përveç tij, janë dalluar edhe lojtari më i mirë i muajit mars, Kejuan Johnson, me 18 pikë dhe Mustafë Merovci me 12 sosh. 

Pasi që çereku i parë përfundoi me barazim, 19-19, Peja morri avantazhin në fund të pjesës së parë, të ndeshjes e cila shkonte në luftë të jashtëzakonshme sportive, 36-40. Ishin këto momente, kur Dardan Berisha, morri lojën në dorë dhe nuk lëshonte pe, derisa përkundër humbjes ishte koshashënuesi më i mirë i takimit, bashkë me amerikanin e Bashkimit, Dawson, me 24 pikë të shënuara. 

Samir Shaptahovic, gjithashtu ka qenë fenomenal sonte nga ana e Pejës. Ai regjistroi double-double prej 16 pikëve dhe 12 asistimeve, që tregon se Samiri edhe luan, edhe i fut të tjerët në lojë. 

Në çerekun e tretë të udhëhequr edhe nga brohoritja e spektatorëve, portokallët arritën të kthehen në lojë kurse krejt në fund kur rezultati ishte i barabartë 69-69, Valentin Spaqi dhe Kejuan Johnson shënuan nga gjuajtjet e lira, për të nxjerrë epërsinë e paaritshme në sulmin e fundit të pejanëve, 73-69. Peja në fakt kishte rastin të përfundonte ndeshjen në favor të saj, por amerikani Harouna Mutombo, dështoi nga vija e tre pikëshit pranë rezultatit 71-69 për Bashkimin. 

Bashkimi tash ka pikë të njejta me Sigal Prishtinën në vendin e dytë dhe përballja në mes tyre në xhiron e radhës do të mund të përcaktojë përfundimisht ekipin që do të përfundojë në vendin e dytë, nëse nuk ndodhë ndonjë befasi tjetër. Në stinorin pranveror Bashkimi ka regjistruar vetëm dy humbje në 11 ndeshje, nga Peja në Karagaç dhe Trepça në Vushtrri. 



BKT SUPERLIGA, SONTE:

Bashkimi - Peja 73-69 (Rezultati final) (19-19; 17-21; 19-14 dhe 17-15) Rezultati sipas çerekëve


BASHKIMI - STATISTIKAT INDIVIDUALE

1 Mark Dawson 22 pikë 12 kërcime 1 bllokadë
2 Kejuan Johnson 16 pikë 7 kërcime 6 asistime
3 Rokas Uzas 13 pikë 7 kërcime 1 asistim
4 Mustafë Merovci 12 pikë 6 kërcime 1 bllokadë
5 Valentin Spaqi 6 pikë 1 kërcim 1 asistim
6 Qëndrim Biraj 3 pikë 5 kërcime 2 asistime
7 Altin Morina 1 pikë


PEJA - STATISTIKAT INDIVIDUALE

1 Dardan Berisha 22 pikë
2 Samir Shaptahovic 16 pikë 12 asistime 1 kërcim
3 Alban Veseli 11 pikë 4 kërcime 1 asistim
4 Gerti Shima 10 pikë 8 kërcime
5 Harouna Mutombo 6 pikë 2 kërcime
6 Artin Gashi 2 pikë
7 Valdet Grapci 2 pikë 2 kërcime
8 Cyril Awere 3 kërcime

NATA E DERBIVE

Bashkimi dhe Trepça fitojnë

FBK Superliga

Bashkimi dhe Trepça fitojnë

11/04/13 @ 21:23

TOP 4 CLASH

Mbrëmja e derbive

FBK Superliga

Mbrëmja e derbive

11/04/13 @ 14:21

EKSKLUZIVE

Kejuan Johnson: Qëllimi ynë është titulli i kampionit

FBK Superliga

Kejuan Johnson: Qëllimi ynë është titulli i kampionit

11/04/13 @ 13:18

BKT SUPERLIGA

RTV 21 në vendin e katërt!

FBK Superliga

RTV 21 në vendin e katërt!

10/04/13 @ 23:00

KUPA E KOSOVËS

Shorti i Final Four

FBK Superliga

Shorti i Final Four

10/04/13 @ 15:51

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga