STAR OF THE GAMEWEEK XXX

Foto: FFK
Elvir Gashijani (Llapi) - Ylli i javës (30)
22 April, 2025 @11:03
Futbollisti ynë, Elvir Gashijani, është shpallur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, për paraqitjen e tij të shkëlqyer në xhiron e 30-të të Albi Mall Superligës!
Në fitoren e madhe si mysafir ndaj Malishevës (1:3), Elviri ishte vendimtar me një gol dhe një asistim, duke qenë lojtari më i dalluar në fushë dhe kontribuesi kryesor në suksesin tonë.
Ky vlerësim u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Muhamet Sylejmanit, Agim Maliqit dhe Fisnik Ademit.
Elviri, pas pranimit të çmimit, deklaroi: “Ishte një ndeshje e vështirë, por u përgatitëm shumë mirë. Forma e ekipit ishte maksimale dhe atmosfera fantastike. Jam shumë i lumtur për këtë çmim dhe falënderoj bashkëlojtarët, familjen, klubin dhe dy njerëzit që më qëndrojnë gjithmonë afër – Afrim Ajetin dhe Adil Vokrrin.”