Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHILY

Embiid jashtë parketit, për kohë të pacaktuar

Embiid jashtë parketit, për kohë të pacaktuar


10 January, 2020 @0:29

Ditë më parë, qendra gjigande e Philadelphia 76-ersit, Joel Embiid, në ndeshjen kundër Oklahoma City Thunder, e kishte lënduar gishtin e dorës së majtë.

Gishti i Embiidit kishte dalur nga vendi, derisa me ndihmën e stafit mjekësor, ai e kishte vazhduar ndeshjen, por para pak çastesh nuk erdhi lajm i mirë për lojtarin.

Në ligamentet e gishtit të Embiidit ka këputje, derisa nuk është caktuar data e rikthimit i tij.

Philadelphia aktualisht gjendet në pozitën e pestë me 24 fitore e 14 humbje në Konferencën Lindore.


 
Të gjitha lajmet nga NBA