Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEFAJA, VESELi, SAGLIK, KARABEG...

Emërohen përzgjedhësit e grupmoshave të Kosovës

Foto: KOK

Emërohen përzgjedhësit e grupmoshave të Kosovës


Teksti: FBK

25 January, 2023 @16:56

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se, janë përzgjedhur përzgjedhësit e Kosovës për grupmosha të reja.

Përzgjedhës i Kosovës U20 te meshkujt do të vazhdojë të jetë Dritëro Sefaja, me ndihmësin Dion Pllana.

Përzgjedhëse e Kosovës U20 te femrat do të jetë ish-basketbollistja, Shemsije Stublla, me ndihmësin Qëndrim Demi.

Përzgjedhës i Kosovës te U18 në konkurrencën e meshkujve do të jetë Brahim Veseli, me ndihmësit Endrit Elshani dhe Safet Kastrati.

Përzgjedhës i Kosovës te U18 në konkurrencën e femrave do të jetë Furkan Saglik, kurse ndihmës do të jetë Emrah Karatas dhe Aurora Muhaxheri.

Ndërkohë, përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt do të jetë Ibrahim Karabegu, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Driton Obërtinca dhe Elbasar Gështenja.

Shorti më 14 shkurt

Shorti për gjeneratat e reja të Kosovës do të hidhet më 14 shkurt. Te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C. Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik 2023. Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga