Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: FERONIKELI - PRISHTINA E RE

Engjull Sollova 31 pikë, Feronikeli largohet nga zona e rrezikshme

Foto: KBFeronikeli/fb

Engjull Sollova 31 pikë, Feronikeli largohet nga zona e rrezikshme


5 December, 2020 @19:50

Feronikeli ka shënuar fitore të rëndësishme sot në përballje ndaj skuadrës së Prishtinës së re, duke i mposhtur 94-68 [25-17, 15-18, 27-13, 27-20].

Me këtë fitore, të dytën këtë stinor, ekipi nga Gllogovci ka ikur nga zona e rrezikshme e klasifikimit tabelar në Ligë të Parë, derisa ka shkëlqyer në ndeshje Engjull Sollova.

Sollova shënoi 31 pikë në fitore të ekipit, duke asistuar 9 herë për bashkëlojtarët dhe duke regjistruar edhe 6 kërcime në ndeshje.

TABELA AKTUALE

Përndryshe, pos tij, edhe katër lojtarë tjerë të ekipit kryen ndeshjen me pikë dyshifrore, ku Fisnik Hoti dha 14, Valdet Shala e Endrit Ibrahimi nga 13, kurse Albin Rexhepi 11 të tjera.

Te Prishtina e re, 21 pikët e Arti Islamajt dhe 21 të tjera të Granit Makollit - nuk mjaftuan për më tepër.

Pas kësaj ndeshjeje Feronikeli që drejtohet nga Blerim Krasniqi ka bilans 2-5, ndërsa Prishtina e re 1-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë