Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MJ

Fanella e Jordanit, u shit për $216 mijë

Fanella e Jordanit, u shit për $216 mijë


20 April, 2020 @23:19

Legjendës së basketbollit, Michael Jordan, që ka ri-marrë vëmendjen e opinionit këto ditë për shkak të publikimit të filmit The Last Dance, i është shitur fanella e veshur e LO Barcelona 1992 për 216 mijë dollarë, afro 200 mijë euro.

Robert Edward Auctions që shet gjëra sportive nga momentet historike, ka konfirmuar shitjen e fanellës së superyllit legjendar.

Se kush është blerësi i kësaj fanelle të Dream Teamit të parë amerikan pjesëmarrës në Olimpiada, nuk është bërë e ditur nga REA.


 
Të gjitha lajmet nga NBA