ZAN TABAK
Favoritët e Euroleague
6 January, 2014 @23:57
Ish basketbollisti i Jugoplastikës, Zan Tabak, sot trajner i basketbollit, në një intervistë me kanalin televiz Al Jazeera Balkan ka bërë të ditur favoritët e tij për Final Four të sivjetshëm në Euroleague.
“Real Madrid, Olympiacos, Barcelona dhe CSKA Moska, janë favoritë,” ka thënë Tabak 43 vjeç në intervistën e tij.
“Janë ekipe më të kompletuara dhe lufta kryesore për katërshen e madhe europiane do të sillet mes tyre. Përkundër se Olympiacos po luan shumë mirë, mendoj se Real Madrid aktualisht ka ekip më të mirë në Europë,” ka shtuar kroati, që në karrierë të tij ka luajtur për madrilenët.
Ish qendra kroate 213 centimetërshe gjithashtu ka shtuar se sipas tij basketbollisti më i mirë individual i Europës është kroati Bojan Bogdanovic, që aktualisht luan për Fenerbahçen.
Real Madrid, Olympiacos, Barcelona dhe CSKA Moska, kanë qenë pjesëmarrës të Final Fourit edhe vitin e kaluar, ku Olympiacos fitoi titullin europian.
Tabak gjatë karrierës së tij basketbollistike ka luajtur për shumë ekipe të mëdha europiane, derisa ka bërë karrierë edhe në NBA për ekipet si Houston Rockets, Toronto Raptors, Boston Celtics dhe Indiana Pacers. Ai në NBA njihet si europiani i parë që ka arritur të luajë dy finale të NBA-së me dy ekipe të ndryshme.
Për shkak të gjatësisë së tij, Tabak, ka debutuar për ekipin senior të Jugoplastikës së atëhershme, me vetëm 15 vjet.