Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I FUNDIT I BORDIT

FBK vendos, nuk ka udhëtim të tifozëve mysafirë

FBK vendos, nuk ka udhëtim të tifozëve mysafirë


27 October, 2022 @14:05

Bordi i FBK-së ka ndaluar udhëtimin e tifozëve mysafir nëpër palestra të Kosovës, për shkak të incidenteve potenciale, duke u bazuar në ngjarjet e fundit që kanë ndodhur.

Në një njoftim të lëshuar sot, FBK ka bërë të ditur se konform Statutit ka marrë këtë vendim, ndërsa vendimi vlen vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, por jo edhe nga FBK-ja.

FBK-ja organizon turnetë si Superkupa e Kosovës dhe Final 8 i Kupës së Kosovës. Ndërkaq ndeshjet kampionale janë përgjegjësi e ekipit vendas.

Së fundi, Trepça kishte të miratuar vendimin nga KG-ja për udhëtimin e tifozëve të tyre në “Shani Nushi” të Gjakovës, por Vëllaznimi nuk e pranoi këtë për shkak të rrezikut potencial.

Pas kësaj, “Plisat” e Prishtinës njoftuan se do të udhëtojnë në “Karagaç” për ndeshje ndaj Pejës, por tashmë pas këtij vendimi as kjo nuk do të ndodhë.

Njoftimi i Bordit të FBK-së, mëposhtë:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) konform nenit 23 të Statutit të FBK-së ka marrë vendim që të ndalojë udhëtimin e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar në ndeshjet e Prince Caffe Superligës së Kosovës deri në fund të edicionit 2022/23 dhe ky vendim do të vlejë vetëm për ndeshjet e organizuara nga klubet, e jo në ndeshjet dhe eventet e organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (si Superkupa, Final 8 etj).

Bordi i FBK-së ka qenë i detyruar të marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në disa nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me tifozët në ndeshjet e basketbollit dhe për të evituar probleme edhe më të mëdha në të ardhmen, atëherë Bordi ka vendosur të ndërmarrë masa në këtë drejtim.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga