DANIEL LUTZ
Federata dënon Lutz-in
3 December, 2013 @22:53
Përveç dënimeve të shqiptuara për ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës dhe gabimit teknik, trajneri kroat i Pejës, Daniel Lutz është dënuar edhe për deklaratat e dhëna në media, ka njoftuar sot FBK nëpërmjet një vendimi në faqen e saj zyrtare.
Lutz kishte kritikuar ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët e ndeshjes Peja - Sigal Prishtina në të përditshmen sportive, Sport Plus, duke shkelur një nen të Propozicioneve të garave, që ndalon një gjë të tillë.
E për këtë, Lutz do të duhet të paguaj hiq më pak se 200€.