PEJA
Fitorja ndaj Prishtinës u kushtoi 725€
3 December, 2013 @22:42
Fitorja problematike e Pejës në ndeshjen derbi të fundjavës ndaj Sigal Prishtinës i ka kushtuar ekipit kampion 725€.
Kështu ka bërë të ditur sot FBK-ja në Informatorin e saj për xhiron e posapërfunduar të Superligës, ku u ndeshën Peja e Sigal Prishtina.
Trajneri Daniel Lutz, ndihmës trajneri Bujar Loci, qendra Teo Simovic e kryetari i klubit Art Gashi - si persona, dhe Peja si klub në total, duhet të paguajnë këtë shumë pas gabimeve teknike të marra në lojë dhe të tjerat i janë adresuar shikuesve për hedhje të gjësendeve, goditjes së Tay Wallerit me shishe si dhe ndezjes së fishekzjarreve.
Peja ia ka shkaktuar humbjen e parë Sigal Prishtinës në kampionat, derisa ndeshja u ndërpre për t’u përjashtuar publiku, para së cilës Peja lëshoi fushën e lojës si protestë ndaj vendimit të referëve, derisa ishin kthyer pas zbrazjes së sallës nga shikuesit.