Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A

Fenerbahçe në TOP 16

euroleague.net

Fenerbahçe në TOP 16


22 November, 2013 @23:00

Shkëlqimi i Fenerbahçe Ulkerit u shpërblye me TOP 16.

Kanarinat, pas Olympiacosit dhe Real Madridit, arritën që ta kalojnë grupin pa problem. Viktima e radhës për gjigantin turk ishte skuadra Budivelnik Kiev, që e mposhtën me rezultat 84-68, në Ulker Sports Arena. 

Bojan Bogdanovic, i cili është në top formë, përsëri ishte kryesori në skenë me 20 pikë. Bashkatdhetari i Bogdanovicit Luka Zoric, gjithashtu luajti mirë, duke shënuar 15 pikë.

Talenti kosovar i Fenerit, Kenan Sipahi, luajti në rolin e dirigjentit edhe pse nuk arriti të shënojë pikë. Ai bëri pesë asistime dhe i rrëmbeu dy topa në kërcim. Kenani mbeti në parket 15 minuta. 

Kjo ishte fitorja e gjashtë me radhë e kanarinave të Stambollit, të cilët nuk kanë asnjë humbje dhe tani do të luajnë ndeshjet pa stres, ngase kanë siguruar daljen nga Grupi A, para gjiganteve si Barcelona e CSKA Moska.


Video

Fenerbahce - Kiev



 
Të gjitha lajmet nga Euroleague