Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI

Fitorja = Spanoulis

euroleague.net

Fitorja = Spanoulis


22 November, 2013 @22:25

Për një çast skuadra Unicaja Malaga mendoi se e mposhti kampionin aktual Olympiacosin. 

Por spanjollët kishin harruar se në skuadrën greke ekziston një superyll që quhet Vassilis Spanoulis.

Malaga, ishte në epërsi në tre çerekët e parë, derisa në momentet vendimtare doli në skenë MVP-ja në fuqi, Spanoulis. Ai në çerekun e katërt, shënoi katër herë nga vija e treshit, për ta rikthyer skuadrën prej disavantazhit 11 pikësh.

Ndeshja përfundoi me rezultat 74-82 në favor të skuadrës nga Greqia. Spanoulis shkëlqeu me 21 pikë, e katër asistime, e u ndihmua edhe nga Matthew Joleski me 19 pikë

Olympiacos, ende nuk u njoftua me humbje këtë stinor. Ata kanë gjashtë fitore të regjistruara dhe arritën që të kualifikohen në TOP 16-shen e Euroleague. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague