Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUNDJAVA NË BASKETBOLL

Duele interesante në fundjavë

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Duele interesante në fundjavë


22 November, 2013 @15:11

Në xhiron e nëntë të Superligës në basketboll këtë fundjavë takohen skuadrat e pjesës së epërme të tabelës mes veti, ashtu si ato të pjesës së poshtme. 

Sigal Prishtina - Bashkimi

Sigal Prishtina dhe Bashkimi luajnë ndeshjen e vetme që do të zhvillohet nesër. Prishtinasit që po vazhdojnë pa humbje në Superligë janë të përgatitur maksimalisht për ndeshje dhe e dinë se nga Bashkimi nuk mund të rrezikohen më shumë se një pjesëlojë, përkundër se prizrenasit shpresojnë për më tepër në ndeshje. 

Në takimin e tyre të parë në Sezai Surroi, Bashkimi ishte mposhtur keq dhe bindshëm nga Sigal Prishtina. Tay Waller dhe Blerim Mazreku kishin shkëlqyer në Prizren, derisa prapa tyre nuk mbetën as Dardan Berisha e Fisnik Rugova. 

Trepça - Peja

 

Derbi tjetër i javës luhet në Malishevë ku takohen Trepça dhe Peja. Trepça që këtë muaj është kompletuar me të huaj së fundi ka paralajmëruar edhe një ndërrim. Ata në vend të amerikanit Dominique Lacy së fundi kanë paraqitur për regjistrim malaziasin që më parë ka luajtur për Vllazninë e Shkodrës, Zarko Dragicevic

Malaziasi pritet t’i sjellë freski mitrovicasve në sulme e mbrojtje, derisa Peja në anën tjetër ka larguar Mirza Ahmedbasicin. Bile, pejanët kanë pasur një mosmarrëveshje mes disa basketbollistëve në ekip, që ka qenë gati të shkaktojë edhe probleme serioze te ata, mirëpo në fund si duket situata është qetësuar me anë të intervenimit të trajnerit Daniel Lutz. Peja ka qenë më e mirë se Trepça në takimin e parë të tyre

Besa - Drita

 

Besa e cila në xhiron e fundit mposhti RTV 21-shin, tashmë do të kërkojë fitore edhe ndaj Dritës në Pejë. Pejanët që po debutojnë në Superligë, me amerikanin e ri, Brad Kanis, kanë fituar gjatësinë e nevojshme nën kosh dhe po vendorët në ekip kanë fituar vetëbesim edhe më shumë tani. 

Drita në anën tjetër, e dobësuar me ikjen e të huajve në ekip, mbrëmë ka paraqitur për regjistrim amerikanin e Teodos së Tivatit. Drita kishte mposhtur Besën në takimin e tyre në Gjilan.

Kastrioti - RTV 21

 

Në fund, Kastrioti do të pret RTV 21-shin në Ferizaj. RTV 21 që ende nuk ka shijuar fitore me Arben Krasniqin në krye të saj do të kërkojë fitore në Ferizaj, mirëpo ferizajasit mendojnë ndryshe. Ata kërkojnë të shfrytëzojnë maksimalisht basketbollistët e tyre kryesorë për të regjistruar fitoren e dytë të stinorit. 

Fundori amerikan Bryce Cartwright është duke treguar performanca të jashtëzakonshme dhe është njeriu kryesor që mund të shkaktojë dallimin në ndeshje. I përkrahur edhe nga forcat vendore të ferizajasve, nuk do të thotë që RTV 21 do ta ketë lehtë edhe këtë javë. RTV 21 kishte fituar bindshëm ndaj Kastriotit në Prishtinë.

Tabela aktuale para xhiros së nëntë.



SUPERLIGA, Xhiroja IX

Nesër 17:15, 1 Tetori, Prishtinë Sigal Prishtina - Bashkimi (1-0) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: H. Zeka, M. Gashi dhe Xh. Mumini;
Pasnesër 16:00, Malishevë Trepça - Peja (0-1) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: F. Kurshumliu, A. Vula dhe A. Hoxhaj;
Pasnesër 18:00, Karagaç, Pejë Besa - Drita (0-1) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: A. Rifati, E. Raça dhe U. Hasani;
Pasnesër 19:00, Bill Clinton, Ferizaj Kastrioti - RTV 21 (0-1) Rezultati i ndeshjeve të ndërsjella Gjyqtarë: D. Mehmeti, H. Grezda dhe A. Kasapolli;

25'000$

Dënohet Howard

NBA

Dënohet Howard

22/11/13 @ 15:03

OKLAHOMA

Dominim total

NBA

Dominim total

22/11/13 @ 12:57

DRITA

Drita transferon qendrën e Teodos

FBK Superliga

Drita transferon qendrën e Teodos

22/11/13 @ 00:32

TREPÇA

Ish lojtari i Vllaznisë, në Trepçë

FBK Superliga

Ish lojtari i Vllaznisë, në Trepçë

22/11/13 @ 00:14

DRILON HAJRIZI

Si në familje!

FBK Superliga

Si në familje!

21/11/13 @ 20:21

MPOSHTET KAMPIONI

S’ka të pamposhtur në Balkan League

Balkan League

S’ka të pamposhtur në Balkan League

21/11/13 @ 14:29

SAN ANTONIO

Vër8 në formë

NBA

Vër8 në formë

21/11/13 @ 10:59

Peja

Peja largon Ahmedbasicin

FBK Superliga/Balkan League

Peja largon Ahmedbasicin

21/11/13 @ 10:38

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14

TRANSMETIMI ONLINE

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova-Zvicra, transmetimi direkt online

19/07/23 @ 11:39

FAVORIT MYSAFIRËT

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Bastoret: Zvicra favorite e lehtë ndaj Kosovës

19/07/23 @ 11:07

VIZITË E RËNDËSISHME PËR FEDERATËN

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, mysafir në ndeshjen Kosova-Zvicra

18/07/23 @ 22:33

LISTA PËRFUNDIMTARE

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket/International

Rami Hadar shpall 12-shen e Kosovës ndaj Zvicrës

18/07/23 @ 20:37

MEMEDI TE YLLI!

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrezart Memedi kalon prej Prishtinës te Ylli

17/07/23 @ 23:19

FLET SELEKTORI

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

FBK Superliga/Përfaqësueset e tjera/International

Rami Hadar: Më të mirën për rezultat pozitiv

17/07/23 @ 16:44

FLET KAPITENI

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Dardan Berisha: Palestra të jetë plotë, japim 100%

17/07/23 @ 16:38


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga