Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAN ANTONIO

Vër8 në formë

REUTERS

Vër8 në formë


21 November, 2013 @10:59

Në stinorët e fundit në NBA po dalin spekulimet se skuadra e trajnerit Gregg Popovich është plakur, por lojtarët përkundrazi tregojnë sukses në parket.

Edhe sivjet San Antonio, në njëmbëdhjetë ndeshjet e zhvilluara, ka arritur bilanc shumë të mirë me 10 fitore e vetëm një humbje.

Fitoren e tetë me radhë e regjistruan në ndeshjen e mbrëmshme, kundër Boston Celticsit, me rezultat 104-93.

Gjashtë lojtarë prej ‘mamuzave’ shënuan pikë dyshifrore, ku prej tyre u dallua më së shumti françezi Tony Parker me 19 pikë e 5 asistime.

Ndërsa në anën tjetër te humbësit, gjithashtu nga 19 pikë shënuan Jeff Green, Jared Sullinger dhe Avery Bradley, por nuk arritën që ta ndalin San Antonion.

Skuadra nga Texasi, gjendet në krye të Konferencës Perendimore. Kurse Bostoni, i cili i largoi yjet nga skuadra, ende nuk po këndellet. Keltët kanë bilanc prej 4 fitoreve e nëntë humbjeve.


Video

Asistimi i Ginobilit



 
Të gjitha lajmet nga NBA