TREPÇA
Ish lojtari i Vllaznisë, në Trepçë
22 November, 2013 @0:14
Tifozët mitrovicas do të kenë një arsye më shumë për të udhëtuar deri në Malishevë për ta përcjellur ndeshjen derbi të xhiros së nëntë të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Pejës, pasi që në këtë ndeshje pritet të debutojë përforcimi më i ri i xehetarëve, Zarko Dragicevic.
Klubi mitrovicas ka parqitur në federatë basketbollistin malazias, derisa është ç‘regjistruar amerikani Dominique Lacy, karriera e të cilit nuk zgjati shumë në Kosovë.
Përforcimi i ri, Dragicevic, në stinorin e fundit ka luajtur për Vllazninë e Shkodrës. Ai luan në pozitën 1 dhe 2, dhe është 188 centimetra i gjatë.
Dragicevic më parë ka luajtur për skuadrave të ndryshme në Mal të Zi si Sutjeska, Bonus, Jedinstvo, Mediteran dhe Mogren, derisa ka pasur karrierë edhe në Bosnje e Hercegovinë, përkatësisht te skuadra Leotar.