Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MPOSHTET KAMPIONI

S’ka të pamposhtur në Balkan League

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

S’ka të pamposhtur në Balkan League


21 November, 2013 @14:29

Kampioni aktual i Balkan League, Galil Gilboa, është mposhtur në ndeshjen e mbrëmshme nga finalisti Levski Sofia në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Gan Ner të Izraelit. 

Këto dy skuadra kanë qenë finaliste të dy finaleve të fundit të ligës ballkanike dhe ndeshja ka qenë mjaft interesante, derisa në fund kanë shënuar fitore bullgarët 73-82. 

Pavel Ivanov ka shkëlqyer për Levskin duke shënuar 27 pikë, prej të cilave ka shënuar gjashtë herë prej gjashtë tentimeve për tre pikë, në përqindje 100% të saktësisë. 

Lionel Chalmers ka shtuar 18 pikë, derisa Jumaine Jones që ka qenë lojtari më i mirë i xhiros së kaluar të Balkan League për pak ka dështuar të regjistrojë double-double duke shënuar 13 pikë dhe 9 kërcime. 

Te izraelitët DeShawn Sims dhe Stu Douglas me 16, përkatësisht 14 pikë kanë qenë më efikasit e ekipit humbës. 

Kjo ka qenë humbja e parë e stinorit në ligën ballkanike për Galil Gilboan që kishte deri më tani dy fitore, derisa Levski ka shënuar fitoren e tretë krahas dy humbjeve që ka dhe me një lojë më tepër ka zhvendosur Sigal Prishtinën në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit. 

Skuadrat kosovare Sigal Prishtina dhe Peja në ndeshjen e radhës do të takohen mes veti në Prishtinën, derisa ndeshja do të luhet në palestrën 1 tetori, pasi që Pallati i Rinisë dhe Sporteve është në rinovim.

Rezultatet, tabela aktuale dhe ndeshjet e radhës.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League