MALCOLM THOMAS

Fenerbahçe përforcon trapezin
23 December, 2019 @20:05
Njëra ndër skuadrat më në formë në 5 vitet e fundit në Euroleague, Fenerbahçe, sezonin 2019/20 e nisi larg performancës që e kishte.
Në pesë vitet e fundit, Feneri ishte skuadra e pandryshueshme në Final Four. Gjatë verës, duke shtuar në skuadër yjet si Nando De Colo, Derrick Williams e Leo Westermann, u bë favoriti kryesor për ta fituar titullin.
Por lëndimet e shumta në skuadër e sidomos në trapez, bënë që të mungojnë rezultatet.
Sot Feneri arriti marrëveshje deri në fund të stinorit me lojtarin Malcolm Thomas, i cili luan në pozitat 4 dhe 5.
Thomas 206 cm i gjatë, së fundi në Evropë ishte pjesë e Khimkit, ku së bashku me skuadrën e tij arriti të hyjë në Play Off të Euroleagues.
Fenerbahçe aktualisht ka bilanc prej 5 fitoreve e 10 humbjeve në Euroleague.
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
15 January, 2021 @21:56
Kampioni aktual i Euroleagues, CSKA Moska, sivjet nuk arriti ta mposhtë Barcelonën. Barça e mposhti skuadrën ruse edhe në ndeshjen…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
15 January, 2021 @20:51
Forma e Fenerbahçes vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Panathinaikosit. Ish-kampioni i Euroleagues, Fenerbahce, e mposhti kundërshtarin me rezultat 100-74. Skuadra…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
7 January, 2021 @22:14
Me shënimin e Lorenzo Brownit, Fenerbahçe e mposhti Crvena Zvezdën me rezultat 71-73. Brown me një kundërsulm në sekondat e…
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
30 December, 2020 @22:23
Skuadra e Barcelonës, duke u mposhtur nga Bayern Munich me rezultat 90-77, e humbi edhe pozitën e dytë në Euroleague. …
EUROLEAGUE

FOTO / Euroleague
30 December, 2020 @22:06
Gjigandi grek u befasua kundër Crvena Zvezdës, duke u mposhtur me rezultat 74-71. Dejan Davidovac i Zvezdës duke shënuar në…