Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE HALF SEASON

TOP 5-shja e gjysmëstinorit në Superligë 19/20

TOP 5-shja e gjysmëstinorit në Superligë 19/20


23 December, 2019 @16:09

Pas 18 botimeve të pesëshes së javës në kuadër të Superligës, TopSporti ka përzgjedhur edhe pesëshen më të mirë të pjesës së parë të stinorit në Superligë, bazuar në pesëshet e javës.

Gjatë këtyre xhirove, 36 lojtarë të ndryshëm arritën të hyjnë në pesëshen e javës, prej tyre u dalluan 5 lojtarë që u zgjodhën më së shumti në më të mirët e javës.

Kështu, me nga 7 paraqitje në 5-shen e javës, Malcolm Canada (Prizreni) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina) janë basketbollistët që janë zgjedhur më së shumti në më të mirët e javës.

Me nga 6 paraqitje në këto 18 xhiro, janë zgjedhur Samir Zekiqi (Ylli) dhe Terik Bridgeman (Bashkimi), që ishin më të mirët në skuadrat e tyre gjatë gjysmëstinorit.

Edhe pse nuk është më te skuadra e Rahovecit, Justin Gray me 4 paraqitje në pesëshen e javës, ishte më i miri te vreshtarët për stinorin vjeshtor.

Kështu, pesëshja e gjysmëstinorit në Superligë është kjo: Malcolm Canada (Prizreni), Justin Gray (Rahoveci), Samir Zekiqi (Ylli), Terik Bridgeman (Bashkimi) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina).


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga