FINALJA 2017

Festa e finales me Plisa e Arpaxhikë
13 May, 2017 @17:24
Sonte me fillim në ora 19:00 nis seria finale e Superligës me duelin Sigal Prishtina - Bashkimi, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Festa është e pashmangshme në duelet finale, ndërsa tifozëria e Prishtinës, Plisat, por edhe ajo e Bashkimit, Arpaxhik’t, pritet të mbushin palestrën në Prishtinë në ndeshje.
Biletat e ndeshjes dalin në shitje te Newborn, para 15e30 ndërsa çmimi është 1 euro, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Prishtinës.
Seria finale zhvillohet në sistemin vajtje-ardhje, ndërsa ekipi që fiton së pari 3 ndeshje shpallet kampion.