ANTHONY RANDOLPH

Sllovenia do qendrën e Real Madridit
12 May, 2017 @15:14
Basketbollisti amerikan që luan për Real Madridin, Anthony Randolph, mund të bëhet shumë shpejt reprezentues i Sllovenisë në rrugë për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror Kina 2019. Borozani.com
Mediat e ndryshme nga rajoni kanë bërë të ditur se Federata e Basketbollit të Sllovenisë është në bisedime me disa lojtarë, ndërsa Randolph me përvojën e tij shihet si njeriu ideal për të marrë nënshtetësinë sllovene.
Qendra Randolph, 27 vjeç, ka qenë pjesë e NBA-së më parë, ku ka luajtur për Golden State Warriors, New York Knicks, Minnesota Timberwolvea dhe Denver Nuggets, para se të aterojë në Europë, ku së pari luajti për Lokomotiv Kubanin rus, e tash në Madrid.
Real Madrid përndryshe ka arritur në Final Four të Euroligës tash, ku do të luftojë për të rikthyer titullin e më të mirit në Europë.