PRISHTINA - PENZA @ GAME 2 / FINAL

Penza, kampione e Kosovës
10 May, 2017 @18:49
Skuadra e Penzës është kampione e Kosovës për stinorin 2016/17 në Ligën e Femrave.
Ekipi pejan i drejtuar nga trajneri Fabian Gjuka ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale të Play-Offit Prishtinën, për të shënuar fitoren e dytë dhe përfundimtare për këtë seri.
Penza ka fituar ndeshjen me rezultat 88-75 ndërsa Valbona Bytyqi ka shënuar 43 pikë për ekipin e saj në fitore.
Me këtë basketbollistet e ekipit pejan kanë marrë trofeun në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë sot, ndërsa Prishtina nuk ka arritur të barazojë serinë për të çuar serinë më tutje, me ç‘rast ka përfunduar edhe stinori i sivjetmë i Ligës së Femrave.