JAZZ - WARRIORS @ GAME 4

Foto:nba.com
Warriorsat pa u lodhur në finale të Konferencës
9 May, 2017 @10:43
Golden State Warriors, duke deklasuar Utah Jazzin, arriti të kualifikohet në finale të Konferencës Perëndimore. Borozani.com
Në ndeshjen e katërt të serisë, Golden State dominoi gjatë gjithë ndeshjes, duke mos lejuar kundërshtarin të kalojë në epërsi asnjëherë gjatë lojës dhe në fund triumfoi me rezultat 121-95.
Stephen Curry ishte në disponim dje. Ai shënoi 30 pikë, 7 asistime e 5 kërcime, ndërsa Draymond Green, luajti me shifrat magjike triple double prej 17 pikëve, 11 asistimeve e 10 kërcimeve.
Te Utah Jazzi, për herë të fundit për këtë stinor, ishte më i miri Gordon Hayward me 18 pikë të shënuara.
Warriorsat, pas Portlandit, edhe Utahin e kaluan me rezultat 4-0 dhe ende nuk pësuan humbje në Play Off, sikurse edhe Cleveland Cavaliersi, derisa në finale të Konferencës Perëndimore, do të përballen me fituesin nga dueli San Antonio Spurs - Houston Rockets.