WIZARDS - BOSTON @ GAME 4

Foto: nba.com
Pjesa e dytë fatale për Bostonin, barazohet seria
8 May, 2017 @9:06
Washington Wizards mposhti Boston Celticsin në ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale dhe e barazoi serinë në 2-2.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë, ndërsa në pjesën e dytë, gjithçka ishte në favor të Washingtonit.
“Magjistarët” e kapën një seri prej 26-0 në çerekun e tretë, ku në fund e mposhtën kundërshtarin me rezultat 121-102.
Bradley Beal ishte koshashënuesi më i mirë me 29 pikë, derisa John Wall shkëlqeu me 27 pikë e 12 asistime.
Në anën tjetër Isaiah Thomas luajti me 19 pikë, 15 prej tyre treshe, derisa gjatë pjesës së dytë ishte në parket vetëm fizikisht.
Ndeshja e pestë e serisë do të luhet më 10 maj në palestrën e Bostonit TD Garden.