KALAJA - UNITED BASKEBALL @ GAME 1

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Kalaja në avantazh, enigma vazhdon në Gjilan
7 May, 2017 @20:17
Skuadra prizrenase Kalaja, e drejtuar nga trajneri Arbnor Rifati, e mposhti United Basketballin me rezultat të ngushtë 62-61.
Kalaja ishte në disavantazh prej 10 pikëve gjatë lojës, derisa me shënimet e Valon Bunjakut, Qëndrim Ajazaj dhe Somel Shaqirit, arriti të triumfoj në fund.
Në anën tjetër më i dalluari ishte Qëndrim Demi, por nuk mjaftoi performanca e tij për fitore.
Kalaja kaloi 1-0 në epërsi në serinë finale. Ekipi që arrin dy fitore bëhet pjesë e Ligës së Parë stinorin që vjen. Ndeshja e dytë e serisë zhvillohet në Gjilan.